
Policia e Elbasanit arreston avokatin U. Barjami për kërcënim ndaj një prokurori në sallën e gjyqitAvokati U. Barjami është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi ka kërcënuar një prokuror gjatë një seance gjyqësore. Barjami po mbronte të dyshuarin Maksim Lika, i njohur edhe si Suci, një emër i përfolur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit. Lika u arrestua së fundmi në kuadër të një aksioni blic në Elbasan.
Incidenti ndodhi gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë, ku Barjami ka kërcënuar prokurorin, çka çoi në arrestimin e tij mbrëmjen e sotme.