Themeluesi i aplikacionit telegram P. Durov dha një intervistë shumë interesante për podcastin e Lex Fridman. Për të realizuar këtë intervistë Fridman qëndroi me Durov për më shumë se një javë më rutinën e tij ditore dhe kompanisë në Dubai. Telegram është aplikacioni i dytë më i madh pas WhatsApp.
Megjitharë Durov tha se nuk mbante telefon me vete për shumë arsye. E përdor vetëm për të testuar produktin. Një arsye ishte se urrente që njerëzit ta shqetësonin me telefon. Një prej kryesoreve është se celulari kufizon lirinë.
Është kundër-intuitës si koncept duke pasur në dorë një informacion që na jep informacion dhe kënaqësi dopamine me bollëk, madje më shumë seç përtypim. Ai thotë se nuk dëshironte që kompanitë e mëdha ti thonin se çfarë ishte e rëndësishme sot dhe sesi duhet të mendojë. Durov thotë se i pëlqen të flejë 11 orë, ose më saktë të flejë dhe të qëndrojë krevat duke menduar sa më gjatë. I pëlqente notimi për orë të gjata (4-6 orë). Ai thotë se energjia fitohet duke punuar jo duke pushuar dhe rifilluar.
Ai thotë se sektori publik nuk duhet të jetë më i madh se sektori privat, përkundrazi. Sipas tij shpenzimet publike nuk duhet të kalojnë më shumë se 50 % të PPB. Nuk mund të kesh më shumë njerëz që përfaqësojnë shtetin se njerëzit që krijonte produkte për të çuar ekonominë përpara.
