Këshilli i Evropës ka vlerësuar përparimin e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke përfshirë punën e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Në një deklaratë të publikuar së fundmi në faqen zyrtare të Këshillit të Europës, theksohet rëndësia e pavarësisë së gjyqësorit dhe e forcimit të rezistencës së sistemit të drejtësisë ndaj ndërhyrjeve të brendshme dhe të jashtme.
Këshilli thekson gjithashtu nevojën që vendi të sigurojë mbrojtje efektive gjyqësore dhe të garantojë zbatimin e qëndrueshëm të vendimeve gjyqësore. Më tej thuhet se ai mirëpret rezultatet e arritura deri tani nga SPAK dhe gjykatat e tij, përfshirë rastet e korrupsionit të nivelit të lartë, si dhe bashkëpunimin e mirë me agjencitë e zbatimit të ligjit të BE-së dhe shteteve anëtare, duke përfshirë hetimet financiare.
Në përfundim, Këshilli riafirmon rëndësinë e kontrolleve të forcuara dhe të kapaciteteve të konsoliduara për të mbrojtur interesat financiare të BE-së, duke i bërë thirrje Shqipërisë të ndërtojë më tej një histori suksesi dhe të forcojë kapacitetet e saj në adresimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
