
Dyshja u përpoq të qëndronte larg vëmendjes në një resort me pesë yje, por bagazhi i personalizuar i Kimit i zbuloi
Kim Kardashian dhe kampioni i Formula 1, Lewis Hamilton, janë fotografuar duke hyrë fshehurazi në një hotel luksoz me pesë yje në zonën e Cotswolds në Angli, duke nxitur spekulime të forta për një lidhje romantike mes tyre. Pamjet janë realizuar pak ditë pasi mediat britanike raportuan se dyshja po njihen prej disa kohësh.
Kim mbërriti në aeroportin e Oxford-it me avion privat dhe më pas u drejtua me makinë drejt resortit ekskluziv Estelle Manor. Ajo u përpoq të ruante profil të ulët, duke përdorur një hyrje anësore dhe masa të shtuara sigurie, ndërsa një automjet i dytë transportonte tetë valixhet e saj. Megjithatë, bagazhi rozë me emrin e saj të stampuar u bë detaji që e zbuloi praninë e saj në hotel.
Lewis Hamilton mbërriti rreth një orë më vonë, duke përdorur helikopter nga Londra dhe duke hyrë nga dera kryesore me kapuç për të shmangur vëmendjen. Sipas burimeve, çifti qëndroi në të njëjtën pjesë të resortit dhe pati përdorim ekskluziv të spa-së dhe ambienteve relaksuese, si dhe një darkë private larg syve të publikut.
Resorti ku u zhvillua takimi konsiderohet një nga më luksozët në Angli, me dhoma që kushtojnë mbi 1 mijë paund nata dhe shërbime të nivelit të lartë. Burime pranë stafit thanë se masat e sigurisë ishin diskrete, por të rrepta, për të garantuar privatësinë e dy të ftuarve.
Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton njihen prej vitesh përmes rretheve të përbashkëta shoqërore, por deri më tani nuk kishin qenë kurrë të lidhur publikisht në mënyrë romantike. Raportohet se ata janë rilidhur së fundmi gjatë festimeve të Vitit të Ri në SHBA dhe kanë planifikuar këtë udhëtim për të kaluar kohë larg vëmendjes mediatike.
Asnjëri prej tyre nuk ka komentuar zyrtarisht mbi raportimet, por pamjet dhe detajet e fundit kanë mjaftuar për të ndezur interesin e publikut dhe mediave rozë për një nga çiftet më të përfolura të momentit.
