
Ylli amerikan shfaqet buzë detit me një pamje tërheqëse gjatë festës së ditëlindjes së Kendall Jenner
Kim Kardashian ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale me një set fotosh të reja nga pushimet në një destinacion ekzotik. Ajo u fotografua buzë detit me një fustan transparent me detaje dantelle, që linte të dukeshin format e saj. Poshtë veshjes, Kim kishte zgjedhur të mbante të brendshme në ngjyrë nudo.
Pushimet u organizuan me rastin e ditëlindjes së motrës së saj, Kendall Jenner. Kim shfrytëzoi vendndodhjen tropikale për të ndarë momente të reja në Instagram, duke u bërë një nga postimet më të komentuara nga ndjekësit e saj.
Pamjet kanë qarkulluar gjerësisht në rrjet, duke rikthyer edhe një herë diskutimet rreth stilit të veçantë dhe ndikimit të Kim Kardashian në botën e modës dhe showbiz-it.
