
Shndërrimi i mjedisit përreth Kishës së Shna Ndout në Laç ka shkaktuar përplasje mes përfaqësuesve të klerit katolik e autoriteteve përgjegjëse për projektin e ri.
Plani i propozuar parashikon ndërtimin e një kishe nëntokësore, nismë që është kundërshtuar.Sipas frat Ndue Toplanës, ndërtimi i një bodrumi nën tokë rrezikon identitetin shpirtëror të kësaj kishe.“Edhe ne e kundërshtojmë këtë projekt pikërisht sepse ky nuk është një projekt, por është një projekt i cili prish çdo gjë çfarë është, bëhet një pallat shumë i madh deri te parkingu, duke zënë krejt kishën. Shikohet vetëm një bodrum që quhet eirkriota. Jemi kundër këtij projekti, sepse një bodrum nuk mund të jetë kishë, sepse nuk quhet kishë, por më tepër një resort, dmth ruhet kjo kisha e vjetër e vogël pa u prish, prishet sheshi dhe krejt, prishet kuvendi. Si është bërë, janë pak a shumë 2 milionë euro plus dhe në fund bëhet një bodrum për kishë, pra nuk është kishë, nuk i ka parametrat.” – tha kleriku.Në një takim të pak ditëve më parë me banorë të zonës dhe besimtarë u firmos edhe një peticion drejtuar gjeneralit të Urdhrit Françeskan, frat Massimo Fusarelli, ku kërkohet pezullimi i menjëhershëm i projektit për ndërtimin e kishës nëntokësore, konsultim publik me komunitetin lokal dhe specialistë të trashëgimisë kulturore për ruajtjen e identitetit historik dhe shpirtëror të kishës ekzistuese.Sipas firmëtarëve të peticionit, kjo kishë nuk është thjesht një ndërtesë, por simbol i besimit, rezistencës dhe identitetit të Kurbinit, ndaj nuk pranojne një projekt që e shkul nga rrënjët e tij historike dhe e zbeh përvojën shpirtërore të pelegrinazhit, tha frati Ndue Toplana, në deklaratën për mediat.Kleriku Katolik Fran Ndue Toplana thotë se pjesë e këtij projekti janë 6 priftërinj shqiptarë dhe të huaj dhe ka një thirrje për to.“Ne kundërshtojmë këtë projekt, pra nuk kundërshtojmë as kishën, as fratët, jam edhe unë i tillë, por kundërshtojmë këtë projekt që të mos realizohet dhe atje të bëhet një kishë. Ne kemi pas folur më parë, sepse 6 vetë të huaj dhe shqiptarë janë që e kanë miratuar. S’kanë lejuar as me fol as me diskutu as me bë një asamble për probleme. është e detyrueshme jo një dëshirë dhe ka 10 vjet që nuk diskutohet vetëm vendosin tre-katër. Thirrja ime mos të realizohet një projekt i tillë, nuk është për atë vend, nuk ekizston një kishë në botë që e ka një bunker nën kishë dhe nuk dua të bëhet te kisha jonë. Pse duhet të bëhet një gjë për keq në Shqipëri.