Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato, duke folur për mediat pasi Klodian Braho u zgjodh Kreu i ri i SPAK tha se SPAK ka rol thelbësor në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Gonzato uroi Brahon dhe theksoi se ajo që kërkuan edhe dje është që Kreu i SPAK të jetë me nivele pavarësie dhe integritet.
“Kemi ardhur këtu të tregojmë mbështetjen tonë për KLP, por edhe për të treguar interes në procedurën e emërimtit. SPAK ka rol thelbësor në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Është një nga kërkesat kyce për në BE. Dje thamë që ajo që kërkojmë është një kryetar që do të vijojë punën e SPAK, dhe ajo që kërkonim ishte një kandidat me nivele pavarësie dhe integritet. Uroj z.Braho dhe mirëpresim bashkëpunimin me të në vijim,” tha Gonzato
