Gazetarja Klodiana Lala, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, dha detaje për dëshminë e djeshme të Berishës në SPAK për ngjarjen e 21 janarit 2011.
Lala u shpreh se gjatë dëshmisë së tij si person që ka dijeni, ish-kryeministri duhet të sqarojë se kush dha urdhër për të qëlluar dhe kush i fshiu provat.
Zoti Berisha është pyetur për herë të parë, paska gati 15 vitesh. Është një hap pozitiv në këndvështrimin tim për të, të paktën për të patur një panoramë të qartë të asaj çfarë ka ndodhur më 21 janar. Uroj që hetimet ta zbardhin këtë pjesë, sepse janë dy vrasje të cilat janë të pazbardhura.
Zoti Berisha ka dhënë dëshminë e tij si person në dijeni. Ka qenë i interesuar në dy momente. Së pari, nëse ka patur një urdhër në drejtim të Gardës së Republikës për të qëlluar mbi protestuesit, dhe së dyti, kishte të bënte me tentativën për të zhdukur të gjitha provat që mund të lidhnin zyrtarë të gardës apo funksionarë të lartë publikë me vrasjet e 21 janarit, pra katër protestuesit, Faik Myrtaj, Ziver Veizi, Aleks Nika dhe Hekuran Deda.
