Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar sot se zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është thirrur për t’u paraqitur në SPAK ditën e hënë, më 27 tetor.E ftuar në një studio televizive, Lala bëri të ditur se fletëthirrja ka mbërritur në zyrën e Ballukut ditën e martë dhe se ajo është marrë si person nën hetim, jo si e pandehur.“Në drejtim të zonjës Balluku dhe në adresë të MIE është nisur të martën një fletëthirrje që ka mbërritur në zyrën e saj. Këto fletëthirrje dërgohen me korrierë specialë, të cilët marrin dhe firmën e marrjes në dorëzim.Në këtë dokument, prokurorët e posaçëm e njoftojnë se duhet të paraqitet në SPAK më 27 tetor, në praninë e një avokati, duke e vënë në dijeni se është zyrtarisht nën hetim për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera,” – tha gazetarja.Lala shtoi se nëse Balluku do të paraqitet, ka gjasa që ajo të njoftohet me akuzat penale zyrtare, por theksoi se aktualisht ajo nuk ka statusin e të pandehurës.“Zonja Balluku është person nën hetim dhe është zëvendëskryeministrja e dytë që përballet me SPAK pas Arben Ahmetajt, i cili ndodhet në arrati për disa akuza të rënda, mes tyre edhe për korrupsion,” – përfundoi Lala.
