Nga Hysni Gurra
Me gjithë atë, në këtë shtet ka një prokuror të përgjithshëm dhe një kryetar KLSH-je.
Që Shqipëria është një, jo parti shtet, siç thuhet rëndom, por një njeri-shtet, kjo është e sigurtë.Edi Rama kontrollon këtë vend në çdo qelizë. Nga Presidenti Republikës, te insitucionet kryesore të drejtësisë.Nga shoqëria civile te media e deri nëpër institucionet fetare ka shtrirë tentakulat e tij.Duket e pamundur që të ndodhë diçka në këtë vend jashtë dijenisë së tij.Praktikisht, është e vështirë të gjesh “ishuj” pavarësie të institucioneve nga njeriu-shtet.
Megjithatë, më ka bërë përshtypje dy qëndrimet e fundit publike, dhe jo dokudo, por bash në sy të deputetëve, qëndrimi i Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës, Olsian Çela dhe Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu.
Se si kanë shpëtuar pa u nënshtruar, se si nuk e kanë frikë njeriun-shtet, unë këtë nuk di ta gjej. Përveçse mendoj që mund të jenë njerëz të ndershëm dhe kreu i organizatës nuk arrin t’i shantazhojë dot, përveçse të përpiqet t’i frikësojë derisa t’u mbarojnë mandatet. Nuk është gjë e pakët të jesh njeri i ndershëm.
Por që të dy me qëndrimet e tyre e kanë ekspozuar se jetojmë në një republikë të njeriut-shtet.Kritikat e tyre i artikulon edhe opozita vazhdimisht, por kur thuhen nga dy njerëz të rëndësishëm të këtij shteti, ato përforcohen.Për shembull po të isha në vend të opozitës do ngrija alarmin me dy deklaratat e fundit të Olsian Çelës në Parlament dhe të kreut të KLSH që deklaroi se punonjësit e mi japin dorëheqjen se kanë frikë të bëjnë audit Edi Ramës. Përveçse do vija tellallin brenda vendit, do i përktheja deklaratat e tyre dhe do ia çoja çdo palaçoje nga këta të Perëndimit që mburrin Ramën dhe do ua vija në tavolinë.Sa për popullin, mos presë kush se një popull parapolitik arrin të kuptojë se ç’dodh dhe të reagojë.
