
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur sot një auditim në Vlorë, me fokus te praktikat institucionale që lidhen me Pyllin e Sodës.
Pylli i Sodës, dikur mishërimi i gjelbërimit dhe barierës natyrore që mbronte qytetin, sot po shkatërrohet në mënyrë dramatike. Zona që breza të tërë e kanë ndërtuar me djersë dhe përkushtim është shndërruar në një hapësirë të braktisur, të ndotur dhe të cënuar në çdo centimetër të saj. Institucionet që duhet ta mbrojnë kanë zgjedhur heshtjen, ndërsa aktorët abuzivë e shfrytëzojnë në çdo formë.
Aktualisht nuk janë bërë publike detaje të mëtejshme lidhur me procesin auditus apo elementët specifikë që do të shqyrtohen.
