Komisioni i Ligjeve ka skualifikuar sot 4 kandidatë në garën për Avokat të Popullit për shkak se nuk kanë marrë firmat e mjaftueshme të deputetëve të përcaktuar në Rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutë.
Kryetari i Komisionit, Ulsi Manja tha se sekretarja për marrëdhëniet me publikun në PD, Jola Hysaj, e cila ndër të tjera ka marrë edhe firmën e kryetarit të partisë, Sali Berisha, ka marrë 27 nga 28 firmat e deputetëve, duke u skualifikuar nga procesi.
Kandidatët e skualifikuar:
– Dardan Mustafaj me 38 firma por jashtë afatit
– Jola Hysaj ka marrë 27 firma deputetësh
– Shkëlqim Sulo ka marrë 19 firma deputetësh
– Sajmir Vishaj ka marrë 26 firma deputetësh
