
Gjykata e Durrësit ka dënuar me burgim të përjetshëm Hysen Metën, i shpallur fajtor për vrasjen e babait të tij, Pëllumb Meta. Ai do ta vuajë dënimin në një burg me siguri të lartë.Në të njëjtën çështje, gjykata ka dënuar me 5 vite burg vëllain e tij, Amarildo Meta, ndërsa motra, Hygerta Meta, është dënuar me 8 vite burg, nga 30 vite që kishte kërkuar fillimisht prokuroria. Bashkëshortja e viktimës, Blerina Meta, është dënuar me 3 vite burgim.Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 10 shkurt 2024, kur Pëllumb Meta u vra nga anëtarët e familjes së tij. Hetimet zbuluan se krimi ishte i planifikuar me detaje, ndërsa trupi i viktimës u varros në kasollen e bagëtive, duke shkaktuar tronditje të madhe në opinionin publik.