FAN STiLIAN NOLI
Ai u lind më 6 janar 1882 në Ibriktepe një fshat jo shumë larg nga Edreneja, Turqi. Si disa fshatra te tjerë te asaj krahine té banuar me shqiptare, Qyteza kishte ruajtur me kohë gjuhën, doket dhe traditat e te parëve. Noli e konsideronte fisin e vet me prejardhje nga Qyteza e Kolonjës.
l ati i tij, Stiliani, ndonëse trashëgoi tokë si pronë, nuk u mor me bujqësi, por shërbeu si psalt në kishën e fshatit. E ëma, Maria, ishte shtëpiake.
Familja u shtua shumë dhe erdhi një kohë që jetesa u bë e vështirë per të. Sa qe i mitur, Noli hoqi sëmundje të rënda, prandaj shkollën e nisi me vonesë.
Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në gjuhën greke në Heybeliada, Stamboll. Gjithsesi, tek ai ndikoi më shumë krenaria e fshatit shqiptar për të kaluarën historike dhe dashuria per shkrimin shqip kundrejt ndikimit te mbrapshte politik qe donte të kishte Patriarkana Ortodokse tek ortodoksët e kombësive të ndryshme, veçanërisht shqiptarët.
Pas tre vjetësh qëndrimi në Egjipt, në prill 1906 u nis për në Shtetet e Bashkuara, duke kaluar nga Napoli, dhe mbërriti në Nju Jork më 10 maj.Pasi ndenji në Buffalo, ku punoi në një fabrikë të sharrës për tre muaj,Noli shkoi në Boston. Në gushtin e po atij viti gjeti punë në Filadelfia,[9] por e la pasi Sotir Peci i ofroi të bëhej zv/redaktor i së përkohshmes “Kombi”.
Incidenti i Hadsonit
Në Boston disa shqiptarë ishin pjesë e Kishës Ortodokse Greke, e cila i kundërvihej me forcë çështjes kombëtare shqiptare. Kur një prift ortodoks refuzoi t’ia kryente shërbesat e fundme të ndjerit Kristaq Dishnica, Noli me një grup shqiptarësh patriotë krijuan Kishën e pavarur (Autoqefale) Ortodokse Shqiptare. Noli, prifti i parë i kishës së re, u shugurua prift më 8 mars 1908 nga kryepeshkopi Platon Rozhdestvensky i Kishës Ruse në Shtetet e Bashkuara, në kushte jo fort të qarta. Noli vazhdoi aktivitetin e tij patriotik dhe kishtar deri ne vdekje.
