
Mallrat pa dokumentacion u sekuestruan gjatë kontrollit të automjetit, Prokuroria e Korçës merr në dorë çështjen
Policia ka arrestuar në flagrancë një 49-vjeçar, i identifikuar me inicialet V.T., i cili dyshohet se kontrabandonte veshje nga Greqia drejt Shqipërisë. Operacioni u finalizua pas kontrollit të automjetit të tij në lagjen nr.6, ku u gjetën mallra të ndryshme pa dokumentacion të rregullt doganor.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit u sekuestruan veshje të shumta të dyshuara të futura në mënyrë të paligjshme në vend, si edhe automjeti me të cilin po transportoheshin. I dyshuari u arrestua menjëherë në flagrancë për veprën penale të kontrabandës.
Në lidhje me këtë rast, është proceduar penalisht edhe një punonjës doganor, shtetasi R.M., 40 vjeç, i cili dyshohet për shpërdorim detyre. Sipas hetimeve paraprake, doganieri nuk ka kryer procedurat e detyrueshme të kontrollit të mallrave, duke lejuar kalimin e tyre pa verifikimet përkatëse.
Materialet procedurale i janë referuar Prokuroria e Korçës për veprime të mëtejshme hetimore, ndërsa policia bën me dije se kontrollet për parandalimin e kontrabandës dhe shkeljeve doganore do të vijojnë edhe në ditët në vijim.
