Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka regjistruar sot katër kandidatë për bashkitë e Vlorës dhe Beratit për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit.Ndërkohë është vendosur mos regjistrimi i Gjergji Nikës, si kandidat për kryetar bashkie i propozuar nga zgjedhësit për Bashkinë Vlorë, pasi sipas njoftimit të shpërndarë nga Celibahsi, nga shqyrtimi i dokumetacionit të depozituar rezulton se mungon regjistrimi i Komitetit Nismëtar, që do të përgatiste punën për regjistrimin e kandidat për kryetar të bashkisë Vlorë.
Mbi këtë vendim Nika ka paraqitur edhe një ankesë, e cila do të shqyrtohet në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve në orën 19:00.
Mbi këtë vendim Nika ka paraqitur edhe një ankesë, e cila do të shqyrtohet në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve në orën 19:00.
