Drejtuesi i Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), Ilir Rusi pas mesnatës paraqiti në Kuvend raportin për vitin 2024. Gjatë fjalës së tij, Rusi vuri theksin te përpjekjet e KLGJ-së për të adresuar një prej problematikave më të hershme të sistemit gjyqësor, reduktimin e çështjeve të prapambetura.Sipas tij, në vitin 2024, Këshilli është përqendruar në adresimin e një prej problematikave më të hershme të sistemit gjyqësor, rieduktimin e çështjeve të prapambetura. Për këtë qëllim, ka hartuar dhe miratuar Strategjinë Kombëtare të Uljes së Numrit të Çështjeve të Prapambetura në Gjykata.
Ai bëri me dije se gjatë vitit 2024 janë regjistruar 7 procedime disiplinore ndaj gjyqtarëve nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë (ILD), ndërsa gjatë vitit 2025 janë zhvilluar edhe 3 procedime të tjera disiplinore. Drejtuesi i KLGJ-së foli edhe për dixhitalizimin e sistemit gjyqësor, duke theksuar se në shtator është nënshkruar kontrata për implementimin e sistemit të integruar të çështjeve gjyqësore.“Edhe pse ka kaluar një vit nga zbatimi i plotë i hartës gjyqësore janë vënë re përmirësime të eficensës në sistemin gjyqësor. Në shtator norma e zgjidhjes së çështjeve, arriti në 96%, kjo tregon përmirësim në likuidimin e cështjeve. Një faktor që ndikon negativisht është mungesa e gjyqtarëve. Për të zbatuar këto masa dhe adresuar strokun në çështjet e prapambetura, Këshilli ka miratuar strategji për uljen e tyre në periudhën 2024-2027, përmban masa konkrete ligjore dhe administrative, që synojnë zgjidhjen e problematikave që shkaktojnë numrin e lartë të çështjeve dhe pakësimin e dtyre në vitet e ardhshme.
Procedimet disiplinore, gjatë vitit 2024, ka pasur 7 procedime disiplinore të iniciuara nga ILD, që këshilli i ka disponuar. Dy shkarkime nga detyra, një procedim të mbyllur pa ofendim përfundimtar, një rast të rrëzimit të kërkesës, një rast në proces shqyrtimi, një rast pezullimi procedure për shkak të Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Në 2025, kemi vazhduar me 3 procedime disiplinore nga ILD, për njëka marrë marrë vërejtje, një rast rrëzimi kërkesë ndërsa tjetra mbetet ende në proces.Projekti i sistemit të integruar të çështjeve gjyqësore. Në shtator të këtij viti u nënshkrua kontrata dhe ka filluar implementimi i këtij sistemi. Sa i përket rekomandimit për dixhitalizimin e arkivave dhe gjykatave, ky proces ka shënuar progres gjatë tre viteve me total 10 mln faqe të dixhitalizuara. Dixhitalizimi i arkivave do të vijojë por është process që kërkon kohën e vet”, tha Ilir Rusi.Rusi iu përgjigj pyetjeve të deputetëve, por debati për raportin që prezantoi u shty për seancën e së enjtes. Po ashtu, palët ranë dakord që edhe raporti i Mirela Bogdanit, kryetares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), të shqyrtohet në seancën e ardhshme parlamentare.
