
Raporti i senatores Ciuntu zbulon mangësitë e sistemit: mijëra kërkesa refuzohen për mungesë vendesh, ndërsa ligji për shtyrjen e afateve u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese
Një raport i ri i përgatitur nga senatorja franceze Marie-Carole Ciuntu ka ngritur alarmin për gjendjen e rëndë të qendrave të ndalimit administrativ (CRA) për emigrantët pa dokumente.
Sipas dokumentit, vetëm në vitin 2024 janë refuzuar 3,624 kërkesa për vendosje në qendrat e ndalimit, për shkak të mungesës së kapaciteteve. Ky mbipopullim, sipas autores së raportit, e kufizon rëndë përdorimin e ndalimit si mjeti më i sigurt për ekzekutimin e dëbimeve nga Franca.
Ciuntu kritikon gjithashtu vendimin e Gjykatës Kushtetuese më 7 gusht 2025, e cila rrëzoi dispozitat e një ligji që parashikonte zgjatjen e periudhës së ndalimit deri në 180 apo 210 ditë për rastet e individëve të rrezikshëm dhe me risk të lartë arratisjeje.
Sipas saj, shtyrja e afateve ishte thelbësore për të forcuar mekanizmin ndaj profileve kriminale, ndërsa shteti francez mbetet përballë një sfide të madhe: kapacitetet e pamjaftueshme dhe kosto gjithnjë e më të larta për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm.