????????????????????????????????????
Izraeli njoftoi sot se po sfidon përbërjen e komitetit përgjegjës për administrimin e Rripit të Gazës.
“Shpallja e përbërjes së komitetit të menaxhimit të Gazës, i cili është nën juridiksionin e Këshillit të Paqes (i themeluar nga Donald Trump, i cili e kryeson edhe atë), nuk ishte e koordinuar me Izraelin dhe është në kundërshtim me politikën e tij”, tha zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu, në një deklaratë sot (17 janar).
Kryeministri Netanyahu “udhëzoi Ministrin e Jashtëm të komunikojë për këtë çështje me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së” Marco Rubio, shtoi deklarata.
Vetë presidenti Donald Trump ka shpallur Komitetin e Paqes për Rripin e Gazës, duke përfshirë aty shumë liderë botërorë dhe ish-drejtues shtetesh. Pjesë e komitetit do të jetë edhe kryeministri Edi Rama.
