Rilindësi arbëresh, Jeronim De Rada i shkruante rilindësit shkodran, Zef Jubani (Ndokilia):
“Meqë njerëzit ju luftojnë kaq shumë, o bashkatdhetari im, shtëpia ime ju pret dhe streha e saj është e hapur për ju, derisa të kalojë stuhia ose derisa të gjeni një punë. Ne, të ikur, të mërguar, sikurse ju, qemë pritur këtu prej të huajsh dhe s’do të njihnim Zotin tonë e gjakun tonë, po të mos ju pritnim ju, që vini nga mëmëdheu ynë i brengosur.
Me shpresë se do t’ju përqafojmë, nuk ju them tjetër veçse të vini e do të shihni shumë nga ngulimet tona arbëreshe, ku do të mund të merrni vesh nëse jemi prishur fort, o nëse ruajmë ende disa nga cilësitë, vetitë dhe doket e mira të të parëve tanë.”
Jeronim De Rada
12 korrik, 1870
