
Ditën e nesërme në Tiranë në orën 17:00 mbahet protestë në mbështetje të ish -krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Mirëpo, protagonizmi i kreut të qeverisë shqiptare Edi Rama mesa duket nuk i ka pëlqyer kryeminsitrit të Kosovës Albin Kurti. Përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale Lëvizja Vetëvendosje thekson mbështetjen për qytetarët që protestojnë për drejtësi, por nuk kurseu kritika të drejtpërdrejta ndaj Ramës dhe politikanëve të tjerë shqiptarë që, sipas tij, kanë qenë ndër promotorët kryesorë të themelimit të Gjykatës Speciale.”Reflektimi nuk është gabim, por në këtë drejtim shumë nga ata që sot dalin në kundërshtim me Gjykatën Speciale, dje ishin lobuesit më të mëdhenj për themelimin e saj. Një shembull i qartë është vet Kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, i cili madje kishte ardhur në Kosovë në vizitë emergjente me helikopter për të bindur palët këtu që të votonin pro themelimit të kësaj Gjykate”, shkruan Lëvizja Lëvizja Vetëvendosje kujton se ka mbajtur qëndrim të palëkundur kundër kësaj gjykate që nga fillimi i saj, ndërsa thekson se drejtësia duhet të jetë në funksion të të vërtetës për luftën çlirimtare të popullit të Kosovës.
Më tej theksohet se protestat, sado të fuqishme, nuk mjaftojnë pa një angazhim konkret institucional në forumet ndërkombëtare. “Institucionet e Shqipërisë si shtet anëtar i OKB-së, Këshillit të Evropës, OSBE-së, NATO-s dhe pranë BE-së, kanë përgjegjësi që këtë çështje ta ngrejnë në këto forume, jo vetëm në sheshin ‘Skënderbe’”, shkruhet në status.E keqja nuk i del me protestën ndaj sjell në kujtesë origjinën e Gjykatës Speciale, duke e lidhur me një rezolutë të vitit 2008 nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, e nisur nga përfaqësues rusë dhe e miratuar me propozimin e senatorit Dick Marty në vitin 2011
.Në fund nënvizohet se akuzat se UÇK-ja ka qenë ndërmarrje kriminale janë të padrejta dhe se Serbia është ajo që duhet të gjykohet për gjenocid dhe krime lufte në Kosovë.