
Një ngjarje e rëndë tronditi sot shtetin shqiptar. Një gjyqtar u vra teksa ushtronte detyrën, ndërsa dy të tjerë u plagosën. Astrit Kalaja ishte një gjyqtar me eksperiencë të gjatë.Ai lindi në Shkodër dhe u diplomua në vitin 1993 në fakultetin e Drejtësisë. Sapo mbaroi studimet me titullin “Jurist”, u emërua në detyrën e gjykatësit në rrethin e Shkodrës. Shtatë vitet e fundit ushtroi detyrën e anëtarit të gjykatës së Apelit. Ai kaloi me sukses procesin e vetingut në të dyja shkallët e gjyqësorit, si në KPK ashtu dhe në KPA.
Karriera•01.02.2023 Gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.
•20.03.2019 – 01.02.2023 – Zv.Kryetar i Gjykatës së Apelit Shkodër.
11.06.2004 – 01.02.2023 – Gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Shkodër.• 24.11.1993-11.06.2004 – Gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Arsimi• 2011 – Master i Nivelit të Dytë në Shkenca Juridike Civile
.• 26.06.1990 – Cikli 4 vjeçar, Universiteti i Tiranës.