Njihuni me (Ushtar Kavaja)Indrit Cara lindi me 11 korrik 1971, në qytetin e Kavajës, ku në moshën 28 vjeçare, la Londrën, ku ishte duke jetuar si emigrant, për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Indriti ndonëse kishte rreth 5 vite që nuk ishte kthyer në qytetin e tij të lindjes, jehona e luftës së Kosovës e preku thellë, duke marrë vendim të menjëhershëm që duhej të ishte atje ku luftohej për lirinë e kombit. Ai para se të nisej në front kishte shkuar fillimisht në Kavajë për t’i parë prindërit — e që ishte hera e parë pas disa vitesh që i shihte, e fatkeqësisht edhe e fundit. Ai qëndroi vetëm disa orë në shtëpi. Prindërit nuk e dinin saktësisht se ai do të shkonte në luftë, sepse Indriti u kishte thënë vetëm se “kishte një punë të rëndësishme për të bërë”.Pas asaj vizite të shkurtër, ai u nis drejt veriut të Shqipërisë dhe më pas kaloi kufirin për në Kosovë, ku iu bashkua njësive të UÇK-së në zonën e Pashtrikut, ku edhe ra dëshmor me 31 mars te mali i Gallushës, afër Suharekës.Në vitin 2009, Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu e dekoroi me medaljen “Adem Jashari – Liria”. Ai është shpallur edhe Qytetar Nderi i Kavajës, derisa në vendlindje në nderim të Ushtar Kavajës është ngritur shtatorja e Indritit që në lulën e rinisë e mbrojti këtë cope të atdheut me gjakun e tij. Indrit, faleminderit që i dhe Kosovës më të shtrenjtën që kishe, jetën tënde!
