Lëvizja Bashkë zhvilloi sot një protestë para Kuvendit të Shqipërisë, duke kërkuar “llogaridhënie” nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe kryeministri Edi Rama. Protestuesit mbanin pankarta dhe brohoritje që kritikonin qeverinë dhe institucionet
Mes pankartave të shfaqura gjendeshin mesazhe si: “Gjenerali i ushtrisë së burgosur”, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama, “Rama dhe Balluku na vodhën festat” dhe “Kush mbjell uri, korr REVOLTË”.
