Parlamenti i Shqipërisë miratoi në parim me 77 vota pro, 36 kunder dhe 0 abstime, projektligjin për barazinë gjinore.
Projektligji “Për barazinë gjinore”, synon harmonizimin e legjislacionit shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian për të drejtat e njeriut dhe trajtimin e barabartë të grave dhe burrave.
Sipas relacionit shpjegues, ligji i ri synon të përmirësojë kuadrin ligjor ekzistues për të siguruar mundësi të barabarta në punësim, arsim, përfaqësim në vendimmarrje dhe mbrojtje nga çdo formë diskriminimi me bazë gjinore.
Gjithashtu, ai parashikon mekanizma të rinj institucionalë për zbatimin efektiv të standardeve të barazisë dhe forcimin e rolit të institucioneve përgjegjëse.
