Mëngjesin e së hënës, një ngjarje e rëndë tronditi Durrësin, ku 56-vjeçari Mikel Ndoj plagosi vajzën e tij dhe kolegun e saj.
Pas disa orësh në kërkim, autori u vu në pranga nga policia lokale.
Ngjarja ka si sfond një histori dhune në familje.
Mësohet se prindërit e vajzës ishin ndarë prej gjashtë vitesh për shkak të dhunës së ushtruar nga Ndoj, i cili rezulton se ka vuajtur më parë një dënim me burg edhe në Itali.
