
Refuzimi i aktorit për të folur mbi romancën, ka hapur diskutime për krisje mes çiftit.
Kylie Jenner raportohet se është ndier e lënduar pas një interviste të fundit të Timothée Chalamet, në të cilën ai shmangu çdo koment për lidhjen e tyre. Gjatë bisedës për Vogue, aktori 29-vjeçar u pyet nëse kishte diçka për të thënë rreth romancës me ikonën e bukurisë, por ai u përgjigj shkurt: “Nuk kam asgjë për të thënë.”
Edhe pse dyshja është parë disa herë në momente të afërta në publik, të dy kanë zgjedhur të mbajnë profil të ulët mediatik për marrëdhënien. Kylie gjithashtu nuk ka folur asnjëherë drejtpërdrejt për Timothée, përfshirë edhe gjatë intervistës së saj për British Vogue në vitin 2024.
Sipas ‘Radar’, reagimi i Timothéet e ka prekur Kylien, e cila mendonte se çifti ishte tashmë në një pikë ku mund të ishin më të hapur. Burime pranë saj thonë se ajo ishte e shokuar dhe e mërzitur nga mënyra si aktori e minimizoi çështjen.
“Kylie mendonte se ata e kishin kaluar fazën e fshehjes dhe se ishin gati të flisnin më hapur,” u shpreh një burim. “Ajo e ndjeu sikur ishte vetëm ajo që po investonte.”
Megjithëse raportimet flasin për shqetësime brenda marrëdhënies, Kylie ka vazhduar të shfaqet pozitive në rrjetet sociale. Miq të saj thonë se ka qenë ajo që ka bërë më shumë për t’u përshtatur me axhendën e ngarkuar të aktorit të filmit “Dune”, ndërsa Chalamet historikisht ka ruajtur gjithmonë jetën private larg vëmendjes.
Në muajt e fundit çifti është shfaqur më pak në publik, duke nxitur spekulime se marrëdhënia mund të jetë duke kaluar një periudhë të vështirë.
