
69-vjeçarja ka publikuar disa video nga ambientet spitalore, por pa dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore, duke lënë fansat të shqetësuar.
La Toya Jackson, motra më e madhe e yllit të ndjerë të popit Michael Jackson, ka ngritur shqetësim në mesin e ndjekësve pas disa publikimeve të njëpasnjëshme nga një qendër mjekësore në Los Angeles. Ajo ka ndarë dy video brenda pak ditësh, ku shfaqet e ulur në shtrat ekzaminimi, duke lënë të kuptohet se po i nënshtrohet kontrolleve të vazhdueshme shëndetësore.
Në videon e publikuar të martën, 69-vjeçarja shprehet me qetësi: “Ja ku jam përsëri këtë të hënë në mëngjes… Po bëj kontrolle. Eh, ja ku jemi. Ju uroj një javë të mbarë”, pa dhënë detaje të mëtejshme për gjendjen e saj. Edhe gjatë fundjavës ajo kishte publikuar një video të ngjashme, ku u shpreh se shpresonte për rezultate të mira.
Mozhës së gjatë të heshtjes rreth gjendjes së saj shëndetësore, fansat kanë shprehur shqetësim në rrjete sociale, duke kërkuar më shumë transparencë dhe shpjegime. Disa kanë përmendur historinë e gjatë të vështirësive dhe presionit publik që ka shoqëruar familjen Jackson ndër vite.
Ndërkohë, publikimet e La Toya vijnë vetëm pak ditë pasi mbesa e saj, Paris Jackson, vajza e Michael Jackson, tregoi se abuzimi me substanca në të kaluarën i ka shkaktuar perforim të septumit të hundës. Paris ndau historinë e saj për të paralajmëruar të rinjtë që të shmangin drogat.
La Toya Jackson ende nuk ka sqaruar natyrën e kontrolleve që po kryen, ndërsa ndjekësit shpresojnë që ajo të publikojë së shpejti një përditësim të qartë mbi gjendjen e saj.
