Pas deklaratave të forta të babait të Selin, që kanë ndezur debat të madh në rrjet, ka ardhur reagimi i Landi, i cili ka zgjedhur të dalë hapur në mbrojtje të Miri.
Përmes një postimi të gjatë në Instagram, Landi shprehet se sulmet ndaj Mirit janë të padrejta dhe të ekzagjeruara, duke theksuar se imazhi që po krijohet për të në rrjetet sociale nuk përkon me realitetin. Sipas tij, Miri po “kryqëzohet” publikisht për disa momente të izoluara, të interpretuara në mënyrë sipërfaqësore dhe të hiperbolizuar nga opinioni online.
Landi sqaron se Miri është ndjekur me kujdes nga njerëzit e afërt dhe se, pavarësisht presionit të formatit Big Brother, ai nuk ka bërë asgjë te keqe. Ai nënvizon se familja e Mirit: bashkëshortja, vajza dhe prindërit, duhet të qëndrojnë jashtë sulmeve dhe akuzave publike.
Në fund, Landi i fton ndjekësit që ta mbështesin Mirit përmes votës, duke e cilësuar situatën si një “bekim të vështirë”.
