
Piloti britanik 26-vjeçar siguron titullin e parë të karrierës pas vendit të tretë në Çmimin e Madh të Abu Dhabit, duke sjellë një emër të ri në majën e F1 pas tetë viteve dominim të pandërprerë.
Formula 1 ka një kampion të ri. Lando Norris, piloti i McLaren, u kurorëzua kampion bote pas garës finale në Abu Dhabi, ku mjaftoi pozicioni i tretë për të siguruar pikët e nevojshme ndaj rivalëve Max Verstappen dhe Oscar Piastri. Me këtë sukses, ai bëhet britaniku i 11-të që fiton titullin dhe i pari që thyen duelin Hamilton-Verstappen, i cili kishte mbajtur majat e sportit që nga viti 2017.
Nga një talent i ri me dyshime mbi qëndrueshmërinë mendore, Norris është transformuar në një lider të vërtetë pistash. Sezoni e gjeti më i pjekur, më agresiv dhe taktikisht më i qëndrueshëm – elementë që i dhanë epërsinë përballë Red Bull dhe një vit perfekt për McLaren, skuadra që dikur luftonte në mes të rendit, por që me rikthimin tekniko-sportiv ringjalli lavdinë.
Me podiumet e shumta vitet e fundit dhe fitoret e para në 2024, rruga drejt titullit ishte e vështirë, por e ndërtuar hap pas hapi. Norris shndërrohet kështu nga “i talentuari që pritej të shpërthente” në figurën e re të Formula 1, një kampion që vjen me frymë të re për sportin dhe me të gjitha pritshmëritë e një epoke të re gare.
