Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, ka publikuar në rrjetin e tij në Facebook, një shkresë. Sipas Lapaj, policia ka marrë që dje fronin e protestës, pa të drejtë pasi në shkresë është pasqyruar kërkesa për mirëkuptim për tubimin e djeshëm.
Lapaj tha që, edhe pse është paraqitur si pikë në shkresë, ajo nuk është marrë parasysh dhe se shteti po sillet si organizatë bandite.
“Policia e Shtetit ka që dje që ka marrë peng foninë e protestës. I heq bukën e gojës atij që punon dhe mban familjen vetëm e vetëm për të mos lejuar njeri që të na mbështesë ne me qendër zëri. Protesta ka pasur leje! Kur shteti sillet si organizatë bandite, çfarë mbetet?!” tha Lapaj.
