
Kreu i Shqipëria Bëhet, Adratik Lapaj ka bërë një intervistë televizive.I pyetur nëse do të mbështesë Endri Shabanin i cili ka shprehur dëshirën për të kandiduar për Tiranën, Lapaj u përgjigj: “Referuar historinë tonë tradhtarët në rastin më të mirë çohen në ekzil, në politikë, nuk promovohet tradhtia është fenomen i shëmtuar që i bën dëm shoqërisë. Tradhtia e dëmton në thelb shoqërinë”.Por ndryshe nga Shabani, ai shprehet i hapur për bashkëpunim me Pano Sokon.“
Jam i hapur për bashkëpunim me zotin Soko bashkë kemi bërë fushatë model dhe nuk kam qasje tjetër”.
Lapaj foli edhe për takimet me simpatizantët në gjithë vendin. Pse ka zgjedhur që të vijojë betejën jashtë Kuvendit, si do ta bëjë opozitën në Parlament edhe pse nuk u zgjodh deputet