
Pas publikimit të projektit të tij të fundit muzikor, një reagim nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka ngjallur shumë komente dhe diskutime në rrjetet sociale.
Reperi i njohur Ledri Vula ka sjellë këngën e tij më të re, e cila brenda pak orësh ka marrë mijëra klikime dhe reagime pozitive nga fansat. Por një ndër reagimet që ka tërhequr më shumë vëmendje është ai i këngëtares Xhensila Myrtezaj, e cila ka ndarë një pjesë të videoklipit në Instagram duke shprehur publikisht mbështetjen për kolegun e saj.
Postimi i Xhensilës është komentuar gjerësisht, sidomos për faktin se dy artistët kanë qenë në qendër të vëmendjes që pas bashkëpunimit të tyre në këngën Ma Kthe, një sukses i madh që u komentua jo vetëm për performancën artistike, por edhe për kimine e dukshme mes tyre në skenë.
Ndërkohë që disa fansa kanë parë reagimin e Xhensilës si një shenjë afrimi mes tyre, të tjerë e kanë interpretuar si një mbështetje të thjeshtë profesionale mes dy artistësh që ndajnë të njëjtën shtëpi muzikore.
As Ledri Vula dhe as Xhensila nuk kanë komentuar për spekulimet që qarkullojnë në rrjet, duke zgjedhur të përqendrohen në projektet e tyre muzikore. Megjithatë, reagimi i fundit i këngëtares ka ringjallur debatet mbi marrëdhënien e tyre, duke e kthyer sërish në temë të nxehtë për publikun dhe mediat rozë.