Elektricisti që shihni në foto quhet Leksi Lazi. Ai u ngjit në majë të një shtylle rreth 15 metra të lartë, duke rrezikuar jetën mes stuhisë dhe reshjeve të dendura të dëborës, për të riparuar defektet në rrjetin elektrik.
Ai ka vijuar detyrën e tij pa u tërhequr duke rrezikuar jetën e tij për të garantuar furnizimin me energji per
komunitetin, si një shembull përkushtimi dhe përgjegjësie që shpesh mbetet në heshtje.
Moti i keq që përfshiu Kolonjën në qarkun e Korçës, solli ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona. Për shkak të kushteve të vështira atmosferike, në disa pjesë të Bashkisë Kolonjë janë dëmtuar dhe thyer shtylla elektrike, si dhe janë dëmtuar tranversat.
Ndërkohë, në aksin rrugor Ersekë–Rehovë janë shfaqur problematika si pasojë e rrëzimit të pemëve. Zjarrfikësit e Kolonjës kanë ndërhyrë për pastrimin e rrugës, e cila tashmë është e qarkullueshme pa probleme.
