Lela Seferi ka folur për herë të parë në emisionin “Canape” për ndarjen nga Leonardo Gashi, ku ka treguar se pse ka zgjedhur të mos reagojë publikisht deri tani dhe si është raporti i tyre aktual.
Ajo theksoi se pavarësisht ndarjes, respekti mes tyre mbetet i pandryshuar.
“Nuk e kam pa të nevojshme me bo ndonjë reagim të madh. Unë e kuptoj që historia jonë ka lind në Big Brother edhe njerëzit dojnë me pa qysh është, amo janë disa gjëra që unë preferojë me i mbajt për veti. Nuk kam asnjë problem, unë krejt të mirat që i ka bota une ja urojë Leonardit, është shumë i mirë, jashtëzakonisht i mirë”, tha ajo.
“Çdo kush që e ka në jetën e vet, si shok, si familjarë, si të dashur është shumë me fat kushdo që e ka në jetën e vet. Unë jam ndi jashtëzakonisht mirë vitin e fundit. Çdo njeri që ka tentu me më folë keq për Leonardin prej kur unë jam nda, unë jam distancu prej atyne njerëzve, se ata nuk kanë desht me m’pa mu të lumtur”.- shtoi ajo.
E njëjta ka bërë të ditur se ndarja ka qenë një vendim i përbashkët, larg dramave që publiku mund të ketë pritur.
