
Mungesa e shpërblimit të premtuar nga qeveria ka nxjerrë qytetarët para Postës Shqiptare, teksa autoritetet pranojnë se fondet nuk janë lëvruar ende nga Thesari i Shtetit
Mosmarrja e shpërblimit të fundvitit, të premtuar nga qeveria shqiptare, ka nxjerrë në protestë personat me aftësi të kufizuara në qytetin e Lezhës. Që në orët e para të mëngjesit, ata janë mbledhur para filialit të Postës Shqiptare, duke kërkuar ekzekutimin e pagesës që sipas tyre u është premtuar prej kohësh.
Protestuesit shprehen se ndodhen në vështirësi të thella ekonomike dhe se mungesa e këtij shpërblimi i ka vendosur në pamundësi për të përballuar shpenzimet minimale në prag të ndërrimit të viteve. Sipas tyre, pagesa ishte jetike për të mbuluar
