
Mesfushori hungarez shihet si lideri i ri i “Reds”, klubi nis bisedimet për rinovimin e kontratës dhe rolin drejtues në Anfield
Liverpool e sheh Dominik Szoboszlai si një nga figurat kyçe të projektit të ardhshëm dhe një kandidat serioz për të marrë shiritin e kapitenit pas largimit të Virgil van Dijk. Lajmi raportohet nga e përditshmja britanike The Guardian.
Mesfushori 25-vjeçar ka qenë ndër lojtarët më konstantë të Liverpoolit në një sezon të vështirë pas fitimit të titullit, duke spikatur për intensitetin, personalitetin dhe nivelin e lartë të performancës, pavarësisht problemeve të skuadrës.
Vetë Szoboszlai ka konfirmuar se kanë nisur bisedimet për rinovimin e kontratës me klubin e Anfield. Aktualisht, marrëveshja e tij është e vlefshme deri në qershor të vitit 2028, çka do të thotë se gjatë verës së këtij viti ai hyn në dy vitet e fundit të kontratës.
Drejtuesit e klubit duket se janë të vendosur ta mbajnë hungarezin në qendër të projektit afatgjatë, duke i besuar jo vetëm një rol të rëndësishëm sportiv, por edhe përgjegjësi udhëheqëse në epokën pas Van Dijk.
Rinovimi i kontratës dhe perspektiva e marrjes së shiritit të kapitenit tregojnë qartë se Szoboszlai konsiderohet lideri i ri i Liverpoolit, teksa klubi përgatitet për një fazë të re zhvillimi dhe rindërtimi në sezonet që vijnë.
