Dy ish-banoret e “Big Brother Albania” ndezin sërish rrjetin me postime që fansat i lexojnë si thumba ndaj njëri-tjetrit, duke rikthyer në vëmendje historinë e tyre të shumëpërfolur.
Rivaliteti mes Loredanës dhe Jozit, ish-çifti që u bë i njohur gjatë “Big Brother Albania”, është rikthyer në qendër të vëmendjes pas një sërë postimesh të reja në rrjetet sociale që kanë ndezur sërish thashethemet për tensione mes tyre.
Gjithçka nisi me një “story” të Jozit, i cili publikoi një fragment nga kënga e tij “Po shprehem”, duke e shoqëruar me frazën: “Lyp ku të duash, se më të mirë s’gjen.” Postimi u interpretua menjëherë nga ndjekësit si një mesazh i fshehtë për Loredanën, veçanërisht pasi ajo kishte folur publikisht pak ditë më parë për lidhjen e tyre, duke e përmendur si partnerin e vetëm që kishte pasur gjatë këtij viti.
Por përgjigjja e Loredanës nuk vonoi. Në orët që pasuan, ajo publikoi një foto të re, e shoqëruar me një mbishkrim të shkurtër, por domethënës: “Lojërat e tua tregojnë madhështinë time. T’fala të dashurës.”
Ky reagim u bë menjëherë viral dhe u interpretua nga ndjekësit si një kundërpërgjigje e drejtpërdrejtë për Jozin dhe partneren e tij të re, për të cilën ai kishte folur në një intervistë të mëparshme.
Pavarësisht se janë ndarë prej muajsh, marrëdhënia e tyre vazhdon të tërheqë interesin e publikut, ndërsa çdo postim i tyre kthehet në temë diskutimi mes fansave.
Ajo që dikur nisi si një romancë e bujshme në ekran, sot duket se është kthyer në një betejë virtuale plot ironi, emocione dhe kujtime që ende nuk janë shuar.
