E ftuar ditën e sotme në emisionin “Fan Club” ka qenë e eliminuara e mbrëmjes së djeshme nga shtëpia e “BBV”, Lorna Hysa. Ndër të tjera, ish banorja ka paralajmëruar padi civile dhe penale ndaj gazetarit Elton Tozaj, pasi sipas saj ka shpikur dhe ka thënë gjëra të pavërteta në lidhje me të.
Lorna:
Ka patur aludime dhe shpifje ndaj meje dhe moralit tim. Personi që ka folur në emrin tim do të ketë ndjekje penale dhe civile për atë që ka thënë. Ai e ka vërtetuar që është një mashtrues me letra, përderisa ka shitur edhe vilën e Enver Hoxhës. E kam fjalën për, nuk e di a mund ta quaj edhe gazetar, Elton Tozaj. Ka thënë disa gjëra totalisht të pavërteta. Ka prekur diçka që ka të bëjë me moralin tim. Thonte që unë njihesha me disa nga personazhet aty brenda por media u fokusua te një personazh i vetëm që ka qenë protagonist i “BBV”. Ne vërtet njihemi prej vitesh por nuk ka pasur asnjëherë gjë mes nesh.
