Hyrja e Mateo Borrit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka qenë një nga më të komentuarat e këtij edicioni. Edhe pse vetëm prej pak ditësh pjesë e lojës, ai ka arritur të krijojë dinamika të forta, debate të hapura dhe të tërheqë vëmendjen e publikut, fillimisht përmes historisë së përfolur me Brikenën, e më pas përmes një momenti të rrallë emocional që preku mbarë shqiptarët.
Debatet, tensionet dhe përplasjet janë pjesë e natyrshme e këtij reality show, por ajo që ndodhi mbrëmjen e djeshme ishte ndryshe. Gjatë një debati mes Mateos dhe Florit, banor tjetër i futur së fundmi në shtëpi, tema u zhvendos te palestra ku Mateo punon. Mes batutave, Flori tha se “e shesim palestrën bashkë me pronarin”, një fjali që ndryshoi menjëherë tonin e bisedës.
Mateo u step. Me zërin që i dridhej, ai iu drejtua Florit me fjalët:
“Pusho… mos e përmend.”
Pak çaste më vonë, ai shpërtheu në lot, ndërsa banorë të tjerë iu afruan për ta qetësuar dhe përkrahur.
Reagimi i tij i fortë nuk ishte aspak i rastësishëm. Pas atij momenti fshihet një histori e dhimbshme personale, që Mateo e mbart ende thellë brenda vetes. Pronari i palestrës ku ai punon, Amarildo (Ildi) Pajtoni, ka ndërruar jetë tragjikisht më 15 korrik 2024, vetëm 27 vjeç, pas rreth 19 ditësh në koma. Ildi ishte përfshirë në një aksident të rëndë rrugor në autostradën Kavajë–Rrogozhinë, pranë fshatit Harizaj, teksa udhëtonte me motor.
