Kalimi i Manjola Nikollos nga demokrate, në nënkryetare e Bashkisë së Sarandës, e cila drejtohet nga socialisti Oltion Çaçi, ka nxjerrë në pah konfliktet e brendshme brenda strukturave të PD-së që prej kohësh gëlojnë në mesin e anëtarëve.
Në një intervistë, Nikollo tregon se largimi i saj nga Partia Demokratike, por jo nga e djathta apo opozita, erdhi pas dështimit, sipas saj, të procesit të primareve. Këtë ajo ia faturon deputetes sot, Ina Zhupës, për të cilën thotë se arriti të ndikonte në anëtarësi, si dhe arriti të manipulonte procesin e votimit.Manjola Nikollo shprehet se pas dorëheqjes dhe nga drejtimi i strukturës së PD-së në Sarandë, ajo u përjashtua menjëherë nga çdo grup dhe nuk njoftohej më për asnjë mbledhje apo organizim të partisë.Ish-anëtarja e PD-së i kërkon të gjithë demokratëve të kenë besim tek ajo dhe se nuk është bërë pjesë e Bashkisë së Sarandës për përfitime politike nga pala tjetër, por për të çuar deri në fund interesat e qytetarëve.
