Mbrojtësi Ardjan Ismajli komentoi humbjen 2-0 ndaj Anglisë.
“E rëndësishme është që e arritëm objektivin “play off”. Ndeshja sot ishte shumë e luftuar. Kemi luajtur kundër kampionëve. Një kombëtare e fortë. Gjëra që ndodhin. Kjo do të na shërbejë për ndeshjet e marsit. Shpresojmë të jemi mirë. Shpresojmë t’i bëjmë krenarë
Rikthimi- Kisha dy dëmtime në muajt e fundit. Tani jam mirë. Gjithmonë krenar që vij këtu. Si në pankinë, ashtu edhe në fushë, jap maksimumin. Goli mund të evitohej. Ishte fat, sepse i shkoi topi dhe bëri gol. Folëm me arbitrin, por tha se nuk kishte faull ndaj Strakoshës”, deklaroi Ismajli.
