

Presidenti venezuelian paralajmëron mobilizim ushtarak dhe i jep ushtrisë kompetenca mbi shërbimet publike dhe industrinë e naftës, ndërsa Trump dërgon flotën në Karaibe
Presidenti Nicolas Maduro ka paralajmëruar se është gati të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, nëse Venezuela sulmohet nga SHBA, pas goditjeve të anijeve të dyshuara për trafik droge. Ai ka nënshkruar një dekret që i jep ushtrisë kompetenca mbi shërbimet publike dhe industrinë e naftës, në rast agresioni.
Nga ana tjetër, Donald Trump ka urdhëruar një dislokim të madh ushtarak pranë brigjeve venezueliane me tetë anije luftarake, një nëndetëse bërthamore dhe avionë F-35. Ai e justifikoi lëvizjen si pjesë të operacionit kundër narkotikëve, ndonëse të dhënat ndërkombëtare tregojnë se Venezuela nuk është burimi kryesor i kokainës për SHBA.
Kriza po hyn në një fazë kritike, me rrezikun që retorika të kthehet në përplasje të hapur ushtarake.