Arrestimi i Presidentit të Venezuelës, Nikolas Maduro mbetet epiqendra e lajmeve në të gjithë botën.
Së fundmi, ka qarkulluar një fotografi e Maduros, ku duket me veshje sportive “Nike” dhe me një shishe uji në duar.
Prestigjiozja e njohur “Marca” ka bërë një krahasim mes veshjes së Maduros dhe asaj të sulmuesit dardan të Majorkës, Vedat Muriqi.
Në postim shkruan: “Kostumet sportive që po bëjnë xhiron e botës… edhe në La Liga”.
Natyrisht, një publikim i tillë është bërë në kuadrin e një shakaje.
