
Policia flet për aksident të rëndë në Nunspeet dhe përjashton për momentin një akt të qëllimshëm
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së hënës një qytet në Holanda, ku një automjet ka hyrë në turmën e njerëzve gjatë një parade festive të Krishtlindjes, duke lënë të paktën nëntë persona të plagosur.
Sipas policisë, incidenti ka ndodhur në qytetin Nunspeet, në periferi të aktivitetit festiv. Autoritetet e kanë cilësuar ngjarjen si një aksident të rëndë rrugor dhe kanë bërë të ditur se, deri në këto momente, nuk ka elementë që të tregojnë se bëhet fjalë për një akt të qëllimshëm.
Forcat e emergjencës dhe shërbimet mjekësore kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për t’u ardhur në ndihmë të të lënduarve, të cilët janë transportuar në spitale për trajtim. Gjendja e tyre shëndetësore nuk është bërë ende publike në detaje.
Hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit vijojnë, ndërsa autoritetet kanë bërë thirrje për qetësi dhe kanë theksuar se çdo pistë po shqyrtohet me kujdes. Parada e Krishtlindjes u ndërpre menjëherë pas incidentit, ndërsa zona u izolua për arsye sigurie.
