Automjetet luksoze të bosëve të krimit, të sekuestruara nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po përdoren tashmë nga institucionet qendrore.
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka shpërndarë pjesën më të madhe të këtyre mjeteve për shërbime institucional.
Mes automjeteve që tashmë shërbejnë institucionet është dhe flota e ish-bosit të lojërave të fatit, Ervis Martinajt, i cili rezulton i zhdukur pa gjurmë që nga gushti i vitit 2022.
Disa nga automjetet e tij i janë dhënë në përdorim një bashkie të vogël, e cila po i përdor ato për nevoja institucionale, shkruan vna.
Kujtojmë se në shkurt të vitit 2023, SPAK sekuestroi 34 pasuri me vlerë miliona euro të Ervis Martinajt.
Mes automjeteve të konfiskuara ishin: një Smart Passion dhe një Land Rover Discovery, si dhe një Mercedes-Benz GLK 350, një Fiat Fiesta dhe një BMW M550.
Edhe sot e kësaj dite, biznesmeni i basteve dhe një ndër njerëzit më të fuqishëm të kumarit në vend, rezulton i zhdukur pa gjurmë.
