Kryetari i Kuvendit njofton sanksione pas debateve dhe shkeljeve të rregullores gjatë seancës plenare.
Gjatë seancës së sotme plenare janë regjistruar përplasje dhe ndërprerje të vazhdueshme të diskutimeve, çka ka sjellë ndërhyrjen e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi. Në përfundim të seancës, Peleshi njoftoi masa disiplinore ndaj tre deputetëve të opozitës: Klevis Balliu, Flamur Noka dhe Gent Strazimiri.
Klevis Balliu është ndëshkuar me masën e vërejtjes, në bazë të nenit 64 të Rregullores së Kuvendit, për shkak të përsëritjes së shkeljes së rregullave të seancës. Ndërsa për Flamur Nokën dhe Gent Strazimirin është vendosur masa e tërheqjes së vëmendjes.
Sipas kryetarit të Kuvendit, vendimet janë marrë për të garantuar respektimin e rregullave të punës parlamentare dhe vijimin normal të seancave.
