Mbajtja e një koncerti në ditën e ndarjes nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi, e ka vënë këngëtaren Adelina Ismaili në qendër të kritikave, edhe nga kolegët e saj. Publikisht për këtë është shprehur këngëtarja nga Maqedonia e Veriut, Adelina Tahiri, e cila pasi përgëzon adashen e saj për arritjet në karrierë, shprehet se minimum që mund të bënte Ismaili, ishte mbajtja e një minute heshtje në nisje të koncertit, të 40 vjetorit të karrierës së saj.
Tahiri theksoi se, edhe pse nuk ishte e nevojshme të anulohej koncerti, pritej një gjest minimal nderimi për artistin e ndjerë. Ajo deklaroi: “Unë e përgëzoj për arritjet dhe sukseset, por atë natë në koncert ishte dashtë të mbajë të paktën një minutë heshtje ose një fjalim të shkurtër… s’po them ta anulojë koncertin, por të kishte vetëm diçka aty.”
Kritika e Tahirit u ashpërsua më tej kur e konsideroi mungesën e reagimit si një veprim të papranueshëm moral për një artiste të nivelit të Adelina Ismailit. “E mjerueshme që nuk e ka kujtuar fare,” përfundoi Tahiri, duke theksuar rëndësinë e respektit dhe solidaritetit në komunitetin muzikor.
Deri tani, Adelina Ismaili nuk ka reaguar publikisht ndaj këtyre kritika, duke lënë vend për spekulime dhe debate mes fansave dhe mediave. Ky incident ka rikthyer në vëmendje etikën dhe përgjegjësinë e figurave publike në momente të dhimbshme dhe ngjarje tragjike, duke nxitur një diskutim të gjerë mbi respektin dhe kujtimin e artistëve të ndjerë. Ditën e ndarjes nga jeta të Kasapit, Ismaili mbajti koncertin e saj në Prishtinë, ku u nderua dhe nga presidentja e vendit Vjosa Osmani për kontributin e saj në muzikë.
