Një operacion i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) dhe Policisë së Vlorës ka bërë të mundur lirimin e një personi që dyshohet se mbahej peng prej dy javësh nga katër persona. Të shoqëruarit, nga fshatrat e Lumit të Vlorës, dyshohet se kishin marrë peng një shtetas nga Kosova, të cilin e mbanin në një banesë pranë Rrugës së Re dhe i kërkonin 70 mijë euro.
Ngjarja u bë e ditur pasi motra e viktimës, që jeton në Suedi, njoftoi policinë, e cila ndërhyri dhe identifikoi banesën ku mbahej peng personi. Burimet bëjnë me dije se pengu është dhunuar.
