I deleguari politik për qarkun e Vlorës, Bledi Çuçi, i pyetur sot nga gazetarët në lidhje me mbylljen e Kadastrës në Vlorë u shpreh se nuk kishte dijeni mbi këtë zhvillim. I pyetur më tej u pyet nëse do të këmbëngulë që zyra e Kadastrës të mbetet në qytetin e Vlorës, Çuçi u shpreh se mendon që “edhe qeveria duhet të vijë në Vlorë”.
“Kur ka dalë vendimi? Sot ka dalë? Nuk e di”, u shpreh Çuçi.
Më herët edhe punonjësit e Kadastrës së Vlorës, kanë nisur protesta brenda ambienteve të këtij institucioni. 55 punonjës të Kadastrës kanë firmosur një peticion kërkesë për rishikimin e menjëhershëm të vendimit dhe kanë shprehur kundërshtinë e tyre ndaj kësaj mase.
Vendimi për zhvendosjen Kadastrës së Vlorës së Vlorës mban datën 23 janar nga drejtoresha e përgjithshme e Kadastrës, Lorena Goxhobelli. Gjithashtu thuhet se procesi i transferimit duhet të përfundojë brenda këtij muaji. Aktualisht, në Vlorë ndodhen ende rreth 55 punonjës, të cilët do të duhet të zhvendosen në kryeqytet, përndryshe do të humbin vendin e punës. Vendimi i fundit i nxjerrë ka përcaktuar që zyra e Kadastrës së Vlorës do të transferohet përfundimisht pranë rrugës “Jordan Misja” në Tiranë
